Petkoviq thotë se s’u lejua të futet në Kosovë për ta përuruar sheshin që financoi

- in Rajoni dhe Bota

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë që s’është lejuar që të hyjë në territorin e Republikë së Kosovës.

Petkoviq ishte nisur që të merrte pjesë në një përurim të një sheshi në një fshat të Gjilanit, megjithatë është kthyer mbrapsht në kufi.

Konstruktimin e këtij sheshi e kishte financuar zyra e Petkoviqit.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë një numër i madh serbësh përfshirë edhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

/GazetaSinjali/