Pështyma e nanës, arkivoli i mbyllur: Pse avokati Koci e quajti situatë komplekse rastin e Faton Hajrizit?

- in Lajme

Arianit Koci, avokat i familjes së Faton Hajrizit, i vrarë në Serbi pasi paraprakisht vrau një polic dhe plagosi një tjetër, po qëndron që dy ditë në fqinjin verior të Republikës së Kosovës. Nga atje, ai ka dhënë detaje interesnte për rastin e Hajrizit, të cilin e ka quajtur rast kompleks. Por pse Koci e quajti situatën e krijuar rreth trupi të Hajrizit si komplekse?

Në disa paraqitje televizive, avokati Koci ka dhënë disa cilësimë interesante për rastin e Hajrizit, një ish i dënuar, ndër të tjera, për vrasje të një ushtari rus, tentim vrasje të policëve e qytetarëve të kombësisë shqiptare dhe plaçkitje të armatosura, ndër të tjera. Koci ka treguar për një kërkesë të çuditshme nga Serbia.

“Sot ka qenë një ditë intensive. Nga mëngjesi jam në takim me polici dhe prokurori dhe si përfundim tash e pata një kërkesë pak të çuditshme për momentin për shkak se tani po kërkohet që të merret pështyma e nënës së Fatonit në mënyrë që aty të merret materiali gjenetik dhe të krahasohet më pas me materialin gjenetik të Fatonit. Unë e kërkova arsyen pse tani në këtë faze dhe pse nuk është kërkuar menjëherë në fillim.

Sipas policisë thanë që shenjat e gishtërinjve, shenjat papilare nuk po përputhen tërësisht, pras pjesërisht përputhen. Si duke ka dëmtim të duarve ose nuk dua të spekulojë në atë drejtim edhe kërkuan që të martën të vijë zonja në stacionin e parë të policisë, vijnë ekspertët e tyre ia marrin pështymën dhe sekretin prej hundës dhe pastaj vazhdojnë tutje me analizat e tyre.” – ka thënë Koci në T7.

 

 

Në këtë intervistë, Koci ka treguar se arkivoli i Hajrizit është i mbyllur hermetikisht.

“Unë kërkova që nëse vjen zonja (v.j. nëna e Faton Hajrizit) në Serbi të paktën ta shoh trupin e djalit të saj. Pas bisedimeve ata thanë që jo pasi trupi është i mbyllur hermetikisht dhe ka dëmtime” – tha tutje ai.

Tutje, Koci vlerësoi se situate momentale është shumë komplekse.

“Situata momentale është shumë komplekse, ka një tension edhe nuk është e qartë ende, pra tash kam fillu me i besu atij parimit që në këto raporte kurgjo nuk duhet me besu, pra çdo informacion e marr me një rezervë të madhe” – u shpreh Koci.

Sjellim ndër mend që Koci kishte shkruar një shkrim të gjatë nga Serbia për krejt këtë situatë. Në këtë shkrim, Koci kishte rrëfyer për situatën se si ishte gjendur i rrethuar nga Policia e Serbisë në Lloznicë, vendin ku u vra Hajrizi.

“I fokusuar në bisedë me shefin e ndrrimit të stacionit policor, përnjëherë e vërejta që jam i rrethuar prej shumë policëve.

Me sjellje të mira dhe profesionale, iu shpjegova rolin tim si avokat.

I dorëzova dokumentet e të vrarit nga policia, Faton Hajrizi” – tha ai.

Megjithatë, Koci theksoi se kthimi i trupit të pajetë të Hajrizit është vetëm çështje kohësh dhe procedurash.

“Çështja e kthimit të trupit të Fatonit, e ka marrë kahjen e vet.

Do të kthehet.

Vetëm është çështje kohe dhe procedurash!Vetëm është çështje kohe dhe procedurash!” – ka shkruar ai.

/Demokracia