HARRONI NGJYRAT E ZYMTA, KËTË PRANVERË DO TË DOMINOJNË KËTO TONE!

- in Lifestyle

HARRONI NGJYRAT E ZYMTA, KËTË PRANVERË DO TË DOMINOJNË KËTO TONE!

Sivjet ekspertët e modës na lajmërojnë kthesë të plotë

 

Kjo paletë ngjyrash është plotësisht e papritur për sezonin e pranverës, mirëpo jemi të sigurt që do t’i gëzohen shumica e damave

Këto 5 ngjyra do të vërshojnë pistat e modës këto ditë, transmeton Telegrafi.

Ngjyrë fëstëku

Pas paraqitjes në pistat e modës, kjo ngjyrë e butë, shpejt ka filluar t’i pushtojë Instagramin dhe skenën e rrugës.

50 nuanca të ngjyrë vjollcës

Ngjyra e vjollcës një kohë të gjatë ka qenë e lënë pas dore, mirëpo këtë sezon do të përjetojë kthim në stilin e madh. Nga nuancat pasteli deri te tonet e errëta të ngjyrës së vjollcës, kjo ngjyrë shumë shpesh do të shihet. Fustanet, palltot dhe xhemperët duken shkëlqyeshëm në këtë ngjyrë.

E portokallta e zjarrtë

Kjo ngjyrë me siguri do të thyejë monotoninë dhe të hirtën. Ngjyra portokalli tepër e zjarrtë do të dominojë. Disenjatorët këtë sezon dëshirojnë ta bashkojnë me ngjyrën ciklamine.

/RTK