Pesë nxënës dërgohen në Emergjencën e Skenderajt, dyshohet se u helmuan

- in Lajme

Sot, në Emergjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj janë dërguar pesë nxënës për trajtim, pasi të njëjtit dyshohet se janë helmuar, raporton Sinjali.

Burime brenda kësaj qendre kanë bërë të ditur se nxënësit e shtrirë janë nga shkolla “Azem Bejta”, në Prekaz.

Të njëjtit dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë  konsumuar në një lokal, në afërsi të shkollës.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Do të ju mbajmë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/