PESË MËNYRA PËR TA RUAJTUR SA MË GJATË NGJYRËN E FLOKËVE TË SAPOLYER

- in Lifestyle

Boja e flokëve përmban mbi 5,000 kimikate për t`ju bërë të mundur arritjen e rezultateve të dëshiruara. Një bjonde platin apo një e kuqe e ndezur mund të duket bukur, po ka të ngjarë të zgjasë pak.

 

Disa mënyra për ta shtuar sadopak kohëzgjatjen e ngjyrës në flokë, duke i mbajtur të shëndetshëm, janë këto:

1. Pasi të keni lyer flokët, shtyjeni larjen e parë sa më shumë që të mundeni.

Është mirë të prisni të paktën 2 ditë para se t’i lani flokët për herë të parë. Kjo pasi flokët janë akoma shumë të ndjeshëm pas procesit të lyerjes dhe nëse i lani, ngjyra mund të zbehet më shpejt.

2. Përdorni maskat e duhura për flokët.

Maskat e flokëve dhe produktet e duhura të kujdesit do të ndihmojnë në forcimin dhe ushqimin e tyre, si dhe në përgatitjen e flokëve për lyerjen e radhës.

3. Përdorni mbrojtje nga rrezet UV dhe mos i ekspozoni shumë flokët në diell.

Dielli mbetet i dëmshëm jo vetëm për lëkurën, por edhe për flokët. Nxehtësia e madhe mund të bëjë që ngjyra të zhduket më shpejt.

4. Shpëlajini flokët me ujë të ftohtë ose të paktën jo shumë të nxehtë.

Kur bëni dush, mos përdorni ujë shumë të nxehtë për flokët. Tani në verë, këtë mund ta bëni pa shumë problem.

5. Lajini flokët sa më pak të jetë e mundur.

Në ditët kur nuk keni larë flokët, mund të përdorni një shampo të thatë. Sidoqoftë, mos e teproni me ditët.

Faktorë që mund të ndikojnë në zbehjen më shpejtë të bojës së flokëve janë: Mospërdorimi i një balsami, përdorim i shpeshtë i mjeteve me nxehtësi (mashë, pjaster etj), pishinat me shumë klor, fërkimi i flokëve fort me peshqir pas dushit etj.