500 punëtorë shëndetësorë të cilët morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në Kukës, do të vaksinohen tani me dozën e dytë me vaksinën antiCOVID-19. Dozën e dytë ata do ta marrin në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Këtë të hënë veçse filloi edhe vaksinimi i tyre. Këtë e bëri të ditur edhe koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi.
Ndërsa mjekët e vaksinuar me dozën e parë në Kukës kanë falënderuar shtetin shqiptar që u’a mundësoi që të vaksinohen me vaksinë kundër COVID-19.
Bardhi: Stafi mjekësor që u vaksinua në Kukës, sot merr dozën e dytë“të gjithë profesionistet shëndetësore të cilët ishin vaksinuar me dozën e parë në Kukës do fillojnë të marrin dozën e dytë sot në sallën “1 Tetori” edhe të gjithë profesionistët kanë të ndarë kohën sipas emër mbiemër dhe sipas regjionit po shpresojmë deri në orën 19:30 ku sot punojmë këtë kontingjentin e parë prej rreth 300 profesionistësh ti realizojmë me përfundimin e dozës së dytë”, tha ai.
Orhan Hoxha nga Prizreni është njëri nga personeli shëndetësor i cili ishte vaksinuar në Kukës. Ai për KosovaPress tregoi se tanimë ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. Hoxha ka falënderuar Qeverinë e Shqipërisë që vaksinuan personelin shëndetësorë nga Kosova.
Hoxha: Falënderoj shtetin shqiptar për dozën e parë të vaksinës
“Kemi ardhur sot të marrim dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca dozën e parë e kemi marrë në Kukës me datën 21 mars, sot e marrim dozën e dytë[…]I falënderohemi shtetit Shqiptar dhe tani dozën e dytë e marrim në Kosovë”, tha ai.
Dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 e mori edhe Shaban Hoti nga Gjakova. Hoti për KosovaPress tregoi se gjithçka ka shkuar në rregull dhe nuk ka pas problem me marrjen e vaksinës.
Hoti: Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë për dozën e dytë
Video
“Sot kemi pas me ardhur me e marrë dozën e dytë faleminderit prej Ministrisë së Shëndetësisë[…]Në Shqipëri edhe atje e kemi kryer pa asnjë problem”, tha ai.
Kujtojmë që personeli shëndetësorë nga Kosova me 21 mars në Kukës u vaksinuan me AstraZeneca.
Ndërkohë që deri më tani në Kosovë janë 57 mijë qytetarë të cilët kanë marrë vaksinën antiCOVID-19./KP