Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gaçkë të Ferizaj, ku i përfshirë ka qenë një automjet me drejtues kosovar, i cili nga pakujdesia humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe përplaset me shtylla të betonit.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët janë në trajtim mjekësore në emergjencën e Ferizajt./KosovaPress