PËRPARIM RAMA NUK E NJEH LIGJIN PËR VETËQEVERISJE LOKALE, E ÇON DOREN PËR VOTIM

- in Lajme

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin Komunal, Jeta Rafuna, ka kërkuar një orë pauzë pas dështimit të rundit të dytë për votimin e kryetarit të Asamblesë.

 

Këtë e ka kundërshtuar rreptë kryetari Përparim Rama, duke kërkuar që kjo të hidhet në votim.

Më pas, është zbrapsur edhe shefja e GP të LDK-së. Pasi që u hodh në votim, LDK votuan kundër që të shkohet në pauzë për një orë.

Dorën për të votuar kundër e ka çuar lart edhe kryetari Rama. Kjo është në kundërshti me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, pasi ai nuk mund të marrë pjesë në votimin e Kuvendit.

Megjithatë, vota e tij nuk është numëruara.

Kuvendi i Prishtinës pritet që pas pak të votojë për raundin e tretë.