Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” të Lipjanit, në orët e pasdites të së hënës, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e një mjeti të fortë, me ç’rast lëndime ka pësuar një 23-vjeçar.
Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës.
Pas trajtimit në Lipjan, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të vazhduar trajtimin, ndërkohë që stacioni policor në Lipjan ka nisur hetimet ndaj të dyshuarit.