Një përleshje mes tre të rinjve ka ndodhur sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Policia ka arritur të intervenojë, por jo edhe t’i kap të gjithë të dyshuarit, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se njëri nga të dyshuarit është gjetur në vendin e ngjarjes, teksa dy të tjerët i kanë rënë pishman pasi kanë ikur dhe janë dorëzuar vet në stacion policor. Ngatërresa mes tyre dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje të momentit, çka bëri që ata ta sulmojnë njëri-tjetrin.
Pasi u paraqitën në Polici, me rastin e kontrollit policor, atyre u është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë, që është konfiskuar, ndërsa të njëjtit janë intervistuar në lidhje me rastin.
Me urdhër të Prokurorit, është marrë vendim që ndaj tyre të iniciohet rasti për “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Sulm”.