Përleshje masive me shufra metalike në Prishtinë, dy persona përfundojnë në spital

- in Lajme

Një ngatërresë mes gjashtë të rinjve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:25, në Prishtinë. Përleshja, motiv i së cilës dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e momentit ka eskaluar në përdorimin e shufrave metalike.

Për pasojë, dy prej personave të përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Pas raportimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy shufra metalike, që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Palët e përfshira në përleshje janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Gazetasinjali/