Përleshje brutale mes taksistëve në Vushtrri: Baballarët me djem rrahen 2 vs 2 kush të niset i pari

- in Lajme

Një rrahje brutale ka ndodhur mbrëmë në stacionin e vjetër të autobusëve në Vushtrri, ku janë përfshirë katër qytetarë, dy taksistë me djemtë e tyre. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet te jetë radha e nisjes, ka eskaluar në përdorimin e mjeteve të forta, ku si pasojë njëra palë ka përfunduar në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije në momentin që ndodhi rrahja, disa zyratër policorë që kanë qenë jashtë detyrës zyrtare, kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar menjëherë.

Dy personat e lënduar, babai me të birin, fillimisht janë trajtuar në Emergjencën e Vushtrrisë, e më pas janë transferuar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm, kurse dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, që dyshohet se është përdorur në rast, ndërkohë që janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Personat e dyshuar janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/