Situata ka eskaluar në Zveçan, para pak minutash, raporton Gazeta Sinjali.
Dyshohet se protestuesit serbë kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it me bomba dore.
Burimet e Sinjalit thonë që ka edhe të plagosur.
Kutjtojmë se KFOR-i, paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.
“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.