Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar lajmin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
Ai ka bërë me dije se ata që po duan ta dënojnë me çdo kusht, mund t’i bëjnë keq edhe në burg Thaçit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ky është alarm.
“Deklaratat e emisarit amerikan për rolin historik dhe pafajësinë e sigurt të Hashim Thaçit, ka rrezik kanë egërsuar armiqtë e Kosovës dhe të Thaçit në Gjykatën Speciale e jashtë saj. Kjo përplasje mund të paraqesë rrezik për shëndetin e Thaçit. Pse? Ata që po duan ta dënojnë me çdo kusht, mund t’i bëjnë keq edhe në burg. Kosova e sidomos administrata Tramp duhet të alarmohet për atë rrezik. Lajmi se gjendja e tij shëndetësore sot nuk ishte e mirë, është sinjal për alarm”, ka shkruar Krasniqi.
/Demokracia