Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në një situatë normale, vendi do të duhej të ishte gati në proces të zgjedhjeve nacionale, raporton Gazeta Sinjali.
Në një intervistë për Rubikon, Hoti tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të duhej të jepnin dorëheqje pas përjashtimit të Kosovës nga stërvitja më e madhe e aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23”.
“Në atë moment që FSK-ja është përjashtuar nga “Defender 2023”, e cila ishte ëndërr e atyre ushtarëve, në atë moment kryeministri është dashur të japë dorëheqje bashkë me ministrin e Mbrojtjes. Sikur mua të më kish ndodhur ajo punë, një minutë në s’do të mund të qëndroja në zyrë. Si qëndron në zyrë ti kur ta kthejnë ushtrinë te shpija. Çfarë arsye tjetër duhet tjetër për një qeveri, për një kryeministër që të japë dorëheqje për ta kthyer normalitetin në vend”, ka thënë ai.
Tutje ai tha se me Qeverinë Kurti pas dy vitesh përjashtohen e në qeverisjen e vitit 2020, Hoti tha se na ftuar të bëhemi pjesë e pjesë e forcave ndërkombëtare.
“Ne ishim në kulmin e ballafaqimeve politike me opozitën e atëhershme në kuvend, por aty u bëmë bashkë sepse ishte një e arritur shumë e madhe që ushtria e Kosovës të bëhej pjesë e ushtrisë së ShBA-së. Pas dy viteve, ushtria e Kosovës përjashtohet nga ushtrimet e përbashkëta. Me këtë qeverisje, pas dy viteve përjashtohen, e në atë qeverisje na ftuan të bëhemi pjesë e forcave ndërkombëtare”, tha Hot.