Përfundon takimi Bislimi-Petkoviq, mbi dy orë bisedime për draftin e “Zajednicës”

- in Lajme

Takimi në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfunduar.

Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e të dërguarit evropian, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar takim mbi dy orësh.

Euronews.rs raporton se nga burime të saj ka kuptuar që tema kryesore ka qenë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Paralelisht, takime të ndara kanë zhvilluar ekspertët e të dyja vendeve ku është diskutuar për personat e zhdukur dhe energjinë./Demokracia