Përfundon takimi, ambasadorët e shteteve të QUINT-it largohen nga ndërtesa e Qeverisë

- in Lajme

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Në oborrin e Qeverisë janë vënë re veturat e ambasadave të shteteve të tjera në Kosovë duke u larguar nga oborri.

Një ditë më parë, në mesditë, Policia e Kosovës konfirmoi se tre zyrtarë të saj janë kidnapuar brenda territorit të shtetit të Kosovës, nga forcat serbe.

Liderët e shtetit e kanë cilësuar këtë veprim si agresion nga Serbia, teksa kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

Deri tash, ambasadat nuk kanë dalë me qëndrime për situatën.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, kanë qenë të heshtur që nga e mërkura.

/GazetaSinjali/