Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është përcjellë duarlidhur pas përfundimit të seancës dëgjimore, që ka zgjatur rreth tri orë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për paraburgimin e Krasniqit, i cili dyshohet për keqpërdorime në disa tenderë; njëri prej të cilëve në vlerë 3.4 milionë euro.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka deklaruar se Krasniqit i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.
“Iu ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, tha Gashi për Express.
Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua të mërkurën nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe ‘’Konflikti i interesit’’.
