PËRFUNDON NË LUMË VETURA QË U AKSIDENTUA NË BADOVC, TRI FEMRA ISHIN BRENDA SAJ

- in Lajme

Tre persona u lënduan si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi sonte në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht afër Liqenit të Badovcit në lagjen Suteska të Mramorit.

Banorët janë munduar vetë që veturën ta nxjerrin nga vendi ku ka rënë.

Ekipi i Klan Kosovës mëson se brenda veturës ishin tre femra, të cilat kanë pësuar lëndime të lehta./Lajmi.net