Përfundon intervistimi i Martin Berishajt, avokati i tij refuzon të jap detaje: “Deklarata e tij është konfidenciale”

- in Lajme

Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Martin Berishaj, ka njoftuar se klienti i tij e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ai ka bërë me dije se deklarata e klientit të tij është konfidenciale dhe nuk mund të jep detaje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Berishaj ka qenë i gatshme edhe më herët të intervistohet.

Te dashura gazetare, Martin Berishaj qysh me 27.01.2023 ka paraqit kerkese per te dhene deklarate sqaruese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves lidhur me pretendimet qe kan dale ne media. Martini tashme ka dhene deklarate ne PSRK. Deklarata e tije eshte konfidenciale . Une per shkak te kesaj situate si avokat i Martinit nuk munde te ju them asgje per permbajtjen e kesaj deklarate. Shoke e shoqe ju uroj gezuar Pashket e vikend te mire”, ka shkruar Gashi.

 

/Demokracia