Përfundojnë ndeshjet e para në Ligën e Evropës, këto janë rezultatet

- in Sport

Kanë përfunduar katër ndeshjet e para në Ligën e Evropës të vlefshme për kualifikim në çerekfinale.

Ndeshja më interesante ishte ajo mes Manchester United e AC Milan, ku “djajtë e kuq” barazuan me “rossonerët” në shtëpi, me rezultat 1:1, përcjell KosovaPress.

Rezultatin arriti ta zhbllokojë tinejxheri Amad Diallo në minutën e 50’, pas një asistimi të bukur nga Bruno Fernandes, ku më vonë deri në minutën e 90+2 shtesë, Kjaer doli hero i Milan-it, duke realizuar gol të bukur me kokë.

Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të zhvilluara me orar nga ora 18:55:

Ajax – Young Boys 3:0

Dynamo Kyiv – Villarreal 0:2

Manchester United – Arsenal 1:1

Slavia Pragë – Rangers 1:1/KosovaPress