Përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë

- in Lajme

 

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ishte planifikuar që të dëshmojë dëshmitari i fundit i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, mirëpo u tha se ai nuk ishte në gjendje që të vinte dhe të dëshmonte në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seancat e radhës në këtë rast janë anuluar dhe sipas asaj që ka deklaruar ZPS-ja gjatë konferencave për ecurinë  çështjes, i bie që Prokuroria ka përfunduar me thirrjen e dëshmitarvë të saj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas asaj që tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, gjykimi në këtë rast u shty për një kohë të pacaktuar.

“Seanca e radhës nuk do të jetë 15 prill apo jo? Sepse disa persona nuk do të jenë të pranishëm. Kështu që do ta bëjmë pas datës 15 prill. Do të bëjmë planifikimin përkatës dhe do t’ju njoftojmë. Më pas ne do i marrim hapat përkatës duke prezumuar që ju e keni përfunduar lëndën tuaj deri në atë pikë”, tha ai./Demokracia