Përfshihet nga zjarri objekti i “Elkos Group” në Pejë (VIDEO)

- in Lajme

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një zjarr që ka kapluar objektin e kompanisë “Elkos Group”. Sipas videove të dërguara në redaksi nga sinjalizuesit, zjarri ka përfshirë tërë objektin.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar për një zjarrvënie rreth ores  08:15. Zjarri ka kaplu Brenda objektin e bkompanië së ELKOS”, u shpreh ai.

Gashi shtoi se “zjarri është bukur I madh” dhe se ende nuk kanë informacione nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes, po ashtu janë edhe zjarrfiksat të cilët po përpiqen për ta lokalizuar zjarrin./Sinjali

/GazetaSinjali/