Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

- in Lajme

Një banesë është përfshirë nga zjarri mesditën e djeshme në rrugën ‘Bahri Fazliu’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku sipas ekspertit të zjarrit, flakët janë shkaktuar aksidentalisht.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Incident i zjarrit’.

/GazetaSinjali/