Përfshihet nga zjarri një autobus në magjistralen Prishtinë-Podujevë -Video

- in Lajme

Një autobus është kapluar i tëri nga flakët në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues për Gazetën Sinjali kanë dërguar pamjet nga momenti kur autobusi ka marrë flakë.

Sipas pamjeve, njerëz të shumtë pranë shihen duke u larguar me nxitim për t’iu shpëtuar flakëve.

Policia e Kosovës tashmë ndodhet në vendngjarje.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar apo vetëm dëme materiale.

 

 

/GazetaSinjali/