Përdorimi i paarsyeshëm i vitaminave në Kosovë

- in Shëndetësi

Vitaminat dhe medikamentet kundër dhimbjeve mund të blihen pa recetë të mjekut, por konsumimi I tyre në shumë raste është I panevojshëm. Farmacistët thonë se keqpërdorimi I këtyre medikamenteve shkakton efekte anësore serioze, për të cilat pacientët në shumë raste nuk kërkojnë informata nga farmacistët.

Madje ka disa lloje të medikamenteve kundër dhimbjeve që në vendin e tyre të prodhimit nuk rekomandohen për përdorim, ndërsa tek ne konsumimi I tyre është I tepërt. Se sa është sasia e konsumimit nuk ka të dhëna zyrtare por farmacistët bëjnë thirrje që qytetarët të konsultohen me ekspertët shëndetësor para përdorimit të tyre.

Në shumë barnatore në kryeqytet kërkesat më të shpeshta të pacientëve, janë për suplementet që ndryshe njihen edhe si vitamina, madje ato mund të blihen edhe në disa dyqane ushqimore dhe kjo ka ndikuar në përdorimin e pa arsyeshëm duke shkaktuar edhe efekte anësore.

“Përditshmëria jonë është ma e madhe në ato që ne I quajmë suplemente apo vitamina kryesisht pacientët interesohen për ngritjne e imunitetit sezonal apo edhe prej kohës së pandemisë, janë vitamina D, kalciumi, zinku janë suplemente që ndikojnë në ngritjen e imunitetit por duke e pas gjithmonë parasysh që përdorimi I tepërt I dozës së tyre ka efekte anësore”  thotë farmacist Valon Azemi.

Kërkesa të shpeshta ka edhe për konsumimin e grupit të barnave analgjezik që janë kundër dhimbjeve, ndaj të cilave shumë lehtë përfitohet mvarshëmëria.

“Oligoelementet dhe analgjezikët janë një grup I madh I barnave të cilët varësisht se cilën substancë përmbajnë kanë edhe veprimet e veta anësore, kemi edhe analgjezik në vendin tonë që përdoren jashtëzakonisht shumë, por që në Europë dhe në vendin e prodhimit nuk rekomandohen dhe nuk përdoren” tha Florina Berisha, kryetare e shoqatës farmaceutike.

Analgjezikët apo barnat kundër dhimbjeve importohen përmes Agjencisë së Barnave dhe Produkteve Medicinale, të cilët nuk janë përgjigjur se sa është sasia e konsumuar e këtyre medikamenteve brenda vitit.