Trajneri i Llapit Tahir Batatina para pak ditësh i përfshi në një debat të ashpër me gazetaren Qendresa Krelani në një emision televiziv ku përdori gjuhë të papërshtatshme kundrejt saj.
Fjalët e tij ndaj Krelanit u kritikuan ashpër nga opinioni publik si nga nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe tani ka ardhur edhe masa e Komisionit Disiplinor rreth kësaj çështjeje, përcjell KosovaPress.
Batatinas i është kërkuar një deklaratë shtesë për të sqaruar më në detaje atë çfarë ndodhi në atë emision televiziv.
“Gjate debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, përdorë gjuhë të pa përshtatshme ndaj gazetares (analistes) së RTK-së, Qendresa Krelani, e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i FC Llapi, Tahir Batatina. Date:16.04.2021 ora 13:00.”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor./KP