Pejë: Nëna raporton në Polici se një 17-vjeçar e detyroi vajzën e saj 12-vjeçare të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë

- in Lajme

Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në Pejë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një 17-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar mbrëmë pas mesnate nga nëna e viktimës, e cila ia mësyu Policisë bashkë më të bijën për t’i njoftuar për detajet e rastit.

Në dëshminë e nënës të dhënë para hetuesve thuhet se vajza e saj 12-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me një person po ashtu të mitur, pa dëshirën e saj.

Sipas informacioneve të para, Prokuroria ka arritur të mbledh informacione që dëshmojnë se vajza është dhunuar.

Kjo ka bërë që Policia të aktivizohet dhe ta arrestojë të dyshuarin 17-vjeçar, i cili do të hetohet për veprën penale “dhunimi”.

Deri më tani nuk dihen detajet të tjera, por për çdo zhvillim të ri, Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/