Një burrë nga Peja ka rënë në prangat e Policisë gjatë ditës së djeshme pas denoncimit nga isha e dashura e tij, me pretendimet se po e ngacmon në vazhdimësi, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë thënë për Sinjalin se i dyshuari B.B., po dyshohet se gjatë gjithë kohës e ka ngacmuar të dashurën e tij, të cilës së fundmi ia ka hapur edhe një llogari në Instagram me emrin e saj, ku ka publikuar video intime.
Në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici thuhet se ish i dashuri ia ka publikuar disa video ku shihen duke bërë marrëdhënie seksuale gjatë kohës sa kanë qenë bashkë. Këto pamje, sipas saj janë bërë pa dijeninë e saj, prandaj ai po i shfrytëzon për ta detyruar që të vazhdojnë komunikimin.
Për të parandaluar më të keqen, Policia është njoftuar për detajet e ngjarjes, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.