Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njëherit kryetar i Listës Guxo, Faton Peci, ka reaguar pas deklaratës së ish-kryediplomatit kosovar, Skender Hyseni, i cili krahasoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani, me kriminelin serb, Sllobodan Millosheviq, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Peci ka thënë se analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim. Sipas tij kjo është edhe më e rëndë kur bëhet me presidenten e vendit.
“Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh në një “polemikë” me presidenten e shtetit. Ndoshta ke makthe presidenciale nga shegërtllëku i mëhershëm, e kuptueshme”, shkroi Peci.
Ai po ashtu ka thënë se faji i dështimit të Hysenit, Kosova është ende në bisedime me Serbinë dhe sipas tij, Osmani e kryeministir Kurti po përpiqen t’i sanojnë dëmet e shkaktuara nga qeverisjet e kaluara.
“Po të kishe sukses në dialog, si koordinator, nuk do të ishim ende në bisedime me Serbinë. Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po përpiqen me i sanu dëmet e tua dhe shokëve. Ndaj, rri, më mirë mos fol!”, shkroi tutje ministri i Bujqësisë.
Postimi i tij i plotë: