Peci e Gërvalla dalin për drekë, asistenti fsheh ushqimin në foto

- in Lajme

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, si dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, gjatë ditës së djeshme kanë dalë për drekë në një lokal jashtë qytetit të Prishtinës.

Bashke me ta, në këtë drekë prezent ka qenë edhe asistenti i ministres Gërvalla, Haki Huruglica, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetin social instagram.

Por ajo që bie në sy në këtë postim, është që Huruglica gjatë postimit të fotografisë në Instagram, ka censuruar apo fshehur ushqimin që e konsumuan bashkë me ministrat.

Arsyet se pse Huruglica e ka bërë një veprim të tillë nuk dihen.

/Demokracia