PDK REAGON NDAJ GRUPIT NË DRENAS QË PO PËRDORIN FOTOT E THAÇIT DHE VESELIT

- in Lajme

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” duke njoftuar qytetarët e komunës së Drenasit se një grup politik është duke i keqpërdorur imazhet e ish-kryetarëve të kësaj partie, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

 

Në këtë reagim thuhet se këto imazhe janë duke u keqpërdorur nga ana e një grupi politik që po përpiqet t’i mashtrojnë qytetarët e Drenasit në këto zgjedhje, duke keqpërdorur emrin dhe figurat e PDK-së.

Postimi i plotë:

Reagim

Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër keqpërdorimin e imazheve të ish-Kryetarëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nga ana e një grupimi politik që po përpiqet t’i mashtrojnë qytetarët e Drenasit në këto zgjedhje, duke keqpërdorur emrin dhe figurat e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Drenasit, pa dallim, që më 14 nëntor ta ndëshkojnë me votë këtë grupim individësh që synim kryesor e kanë dëmtimin e PDK-së në bastionin e saj tradicional.

Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje në Drenas ka vetëm një adresë – numrin 177 dhe kryetarin e Komunës, z. Ramiz Lladrovci.