PDK dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në: Cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit

- in Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial, raporton Gazeta Sinjali.

Tahiri, ka thënë se ky ligj, cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit në Republikën e Kosovës.

“Së bashku me përfaqësuesin ligjor të PDK-së, avokatin Faton Fetahu, dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për Këshillin Prokurorial, një projektligj i cili cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit në Kosovë, një projektligj i cili tashmë është shndërruar në ligj, por ende nuk ka hyrë në fuqi, i cili shtrin ndikimin e politikës në Këshillin Prokurorial në Republikën e Kosovës, pra që prej themelimit të institucioneve në Kosovë, asnjë herë s’kemi pasur një tendencë kaq të qartë me kap një sistem prokuroria të tërin siç ka ndodhur me miratimin e fundit të ligjit nga mazhoranca, ligjin për Këshillin Prokurorial”, tha Tahiri.

Sipas tij, në mes të dy leximeve nuk janë marr parasysh në tërësi edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ky është një argument shtesë që ky ligj është në kundërshtim me Republikën e Kosovës.

“Konsiderojmë që ky ligj bie ndesh me 6 nene të Kushtetutës së Kosovës. Besojmë që argumentimet që i ka sjell PDK-ja pikërisht në draftin që kemi dorëzuar, është një bazë e mjaftueshëm për ta nxjerr në kundërshtim me Kushtetutën një ligj të tillë. Në mes të dy leximeve nuk janë marr parasysh në tërësi edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ky është një argument shtesë që ky ligj është në kundërshtim me Republikën e Kosovës”, tha ndër të tjera Tahiri.

/GazetaSinjali/