PDK akuzon Qemajl Aliun për menaxhim skandaloz në QKMF në Shtime: Publikon foto të maces në shtratin e pacientëve

- in Lajme

Dega e Partisë Demokratike në Shtime ka reaguar ndaj menaxhimit që sipas tyre është skandaloz në QKMF e këtij qyteti.

Kjo parti ka publikuar një fotografi ku shihet një mace e shtrirë në shtratin e pacientëve.

“Një mace e shtrirë mbi shtratin e pacientëve brenda një institucioni që supozohet të garantojë shëndetin publik është një simbol i qartë i neglizhencës dhe mungesës së kontrollit. Për më tepër, muret e mbuluara me myk dhe lagështia jo vetëm që shkelin standardet bazë të higjienës, por përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin e pacientëve dhe stafit mjekësor.”

“Kjo gjendje e turpshme është një pasqyrë e keqmenaxhimit të kryetarit të komunës, Qemajl Aliu, pavarësisht pretendimeve të tij për përkushtim ndaj interesit publik, realiteti në terren dëshmon të kundërtën.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

/Demokracia