Partia Demokratike në Shqipëri i’u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e tyre, të fëmijëve dhe për vendin.
Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo në një konferencë për media ka falënderuar qytetarët e Shqipërisë të cilët po votojnë.
Garo tha se njëherë në katër vjet qytetarët kanë mundësinë të vendosin për rrugën që do të ndjekë Shqipëria për katër vitet e ardhshme.
Garo: Njëherë në katër vjet kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë
“Falënderojmë të gjithë qytetarët e Shqipërisë të cilët sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar. Njëherë në katër vjet ne kemi mundësi të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë për katër vitet e ardhshme. Qytetarë shqiptarë dilni për të votuar dhe për të vendosur kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë deh demokracinë tonë. Është koha që të dalim dhe të votojmë. Ne shohim një entuziazëm në gjithë Shqipërinë. Dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë”, tha ajo para gazetarëve. /KP