E menjëhershme ishte përgjigja e Partisë Demokratike për kryeministrin Edi Rama, pas “kunjit” të këtij të fundit për programin elektoral të selisë blu.
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi në rrjetet sociale se ky është vetëm fillimi sepse qytetarët, sipas tij, do ta largojnë Ramën me votë.
“Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi. E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen. Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill.”
Më herët kreu i qeverisë ironizoi PD, duke e krahasuar programin ekonomik me tramvajin e Tiranës në 2011./VP/RTK