Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme për çdo vjet në Kosovë. Zakonisht, ky organizim shërbente edhe për unifikimin e institucioneve, në hartimin e një agjende sa më të denjë. Por, kështu nuk ndodhi sivjet.
Pasi Komuna e Skenderajt njoftoi se Qeveria e ka përjashtuar nga organizimi i ngjarjeve të Epopesë, këtë vit ky aktivitet do të shënohet me dy agjenda të ndryshme. Një nga Qeveria, një nga komuna.
Se ishin përjashtuar nga organizimi për herën e parë, këtë e kishte bërë të ditur Komuna e Skenderajt në rrjete sociale.
“Me keqardhje njoftojmë qytetarët dhe opinionin publik se është hera e parë që Komuna e Skenderajt përjashtohet nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbahet me 5, 6 dhe 7 Mars, me aktivitete të ndryshme në Prekaz dhe në qytetin e Skenderajt, pra në territorin administrativ të komunës së Skenderajt”,thuhej në njoftim.

Kështu edhe ndodhi. Komuna e Skenderajt qysh dje filloi me aktivitete për shënimin e Epopesë së UÇK-së.
“Ka filluar edhe zyrtarisht shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të sakrificës së kryekomandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë të rënëve me 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kësisoj, sot në orët e paradites ka filluar turniri në ping-pong, ku kanë marrë pjesë ekipe nga mbarë Kosova, duke e nderuar kështu figurën e komandantit Adem Jashari, në përvjetorin e luftës së Jasharëve”, ka shkruar komuna në rrjete sociale.
Por, Xhavit Jashari, Kryetar në shoqatën e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se asnjëherë asnjë letër, ftesë apo ndonjë kontakt nuk ka ardhur në adresë të Organizatave të dala nga lufta, që të bëhen pjesë e këtij këshilli.
Ai në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se Qeveria me dashja ka bërë injorimin e tyre.
Ditë më parë qeveria kishte njoftuar për agjendën e tyre, ku nuk bënte pjesë komuna e Skënderajt.
Më 5 mars në ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë solemne. Po në atë orë edhe kuvendet komunale do të kenë seanca. Ndërkaq në ora 12:00, do të zhvillohet rreshtimi i kuadrave të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”.
Më 6 mars, të gjitha shkollat orën e parë do t’ia kushtojnë kësaj ngjarjeje të Epopesë së UÇK-së. Po atë ditë në ora 10:00, do të bëhen homazhe në Memoralin ‘Adem Jashari në Prekaz”. Pastaj edhe përfaqësuesit e komunave do të shkojnë për homazhe dhe në ora 17:00 do të ketë akademi përkujtimore.
Më 7 mars, në ora 18:00 do të jetë ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Kosovës. Në ora 18:00 është nata zjarreve. Në ora 19:00 programi artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj
Në anën tjetër, agjenda e komunës është si në vijim:

/Demokracia