Pasi përhap panik për rrezikun nga Serbia, presidentja Osmani ik larg Kosovës dhe reklamohet si kauboje nga Teksasi i ShBA-së

- in Lajme

“Serbia po kërcënon Kosovën me luftë”, ka qenë kryefjalë e shpeshtë e drejtuesve shtetërorë të Kosovës, sidomos presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Alarmet” e Osmanit dhe Kurtit nuk i kanë dëgjuar vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe qytetarët e vendeve tjera, pasi presidentja dhe kryeministri janë shfaqur në dhjetëra intervista në media ndërkombëtare, ku kanë treguar shqetësimet e tyre, shkruan Demokracia.com.

Por, pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun e vazhdueshëm, i cili sipas tyre ende nuk ka kaluar, drejtuesit shtetërorë të Kosovës, presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca, nuk janë treguar aspak seriozë në sjelljen e tyre në këto rrethana.

Edhe në momentet më kritike për Republikën e Kosovës, të tre drejtuesit shtetërorë, Osmani – Kurti – Konjufca, e kanë lënë të vetëm shtetin që e drejtojnë dhe kanë shkuar në vizita zyrtare jashtë Kosovës, në të njëjtën kohë.

Kështu ka ndodhur në fillim të tetorit të vitit 2023, vetëm pak ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku një grup prej dhjetëra serbësh të armatosur ushtarakisht sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë rreshterin e saj, Afrim Bunjakun.

“KOSOVA NËN RREZIK”, OSMANI REKLAMOHET SI KAUBOJE NGA TEKSASI

Kur bëhet fjalë për vizita jashtë vendit dhe me shpenzime shtetërore, presidentja Osmani ashtu si edhe kryeministri e kryeparlamentari, i harrojnë “shqetësimet” dhe rrezikun që vjen nga Serbia.

Edhe pse duhet të jenë çdoherë në krye të detyrës, mund të ndodhë që kur të shfaqet rreziku që vetë e paralajmërojnë drejtuesit shtetërorë të jenë në gjumë në anën tjetër të botës, në ndonjë vizitë zyrtare “të rëndësisë së veçantë”, ose mund të jenë duke kalëruar si aktorë të serialeve latino-amerikane. /Demokracia.com/