Pas më shumë se një dekade, rihapet Bashkësia Lokale në Hajvali të Prishtinës

- in Lajme

Pas më shumë se një dekade, është rihapur Bashkësia Lokale në Hajvali të Prishtinës.

Komuna njofton se rihapja është bërë këtë të enjte në orën 09:00.

Në njoftim thuhet se funksionalizimi i kësaj bashkësie do t’ua lehtësojë qytetarëve marrjen e shërbimeve nga komuna.

“Funksionalizimi i kësaj Bashkësie, jo vetëm që do tu ofrojë qytetarëve tanë qasje më të lehtë në kërkesa për pajisje me dokumente të gjendjes civile, por edhe do e kursejë kohën e tyre për marrje të shërbimeve nga Komuna”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/