Pas debaklit, lajmërohet kandidati i Kurtit për deputet, ndjek shembullin e VV-së duke gënjyer e akuzuar se shqiptarët u detyruan të votojnë kandidatin tjetër, por nuk prezanton fakte

- in Lajme

Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e Maqedonisë, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin e raundit të parë në zgjedhjet presidenciale.

Ai është munduar ta harrojë  humbjen e kandidati të VLEN-it, Arben Taravari, duke shpresuar në rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare të 8 majitj.

Në profilin e tij në “Facebook”, Qoku ka shkruar se shqiptarët e Maqedoni janë dy mandate larg.

Qoku ndoqi  shembullin e VV-së duke gënjyer e akuzuar se shqiptarët u detyruan të votojnë kandidatin tjetër, por nuk prezanton fakte.

“Së dyti, më vjen keq për gjithë ata qytetarë hallexhi që me zemër të thyer dhe ndërgjegje të prekur u detyruan t’ia japin votën kësaj kaste të prishur, imorale dhe korruptive. Ky rezultat tregon gjendjen e mjerueshme të popullatës, e cila shpesh shtrëngohet ta braktisë vendlindjen që mos e durojë këtë turpërim.”, ka shkruar ai.
/Demokracia