Andi dhe Gresa kanë nisur pushimet e para si çift, pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Kosova.
Dyshja kanë udhëtuar drejt Afrikës Veriore, më saktë ata kanë zgjedhur Marokun.

Këtë e bënë të ditur përmes InstaStory duke i shfaqur momentet e tyre të lumtura atje.
Çifti duket se po e shijojnë çdo moment dhe se lidhja po ju shkon mjaftë mirë edhe jashtë shtëpisë së famshme ku krijuan marrëdhënien e tyre.