PARTIZANI MOHON SE PËR BROJËN KA OFERË NË HUNGARI

- in Sport

Mediat në Shqipëri kanë raportuar për transferimin e mundshëm të Rron Brojës në Hungari te Ferhevari.

 

Zëdhënësi Gjergji Xharo ka thënë për Indeksonline që nuk ka asnjë ofertë zyrtare për Brojën.

Megjithatë, klubi i Partizanit ka mohuar këto spekulime.

“Edhe ne kemi parë shkrime në media për interesimin e Ferhevar në Brojën. Por tek ne nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare. Këtë e kemi diskutuar edhe me Rronin” deklaroi Xharo.

Mesfushori kosovar është pjesë e Partizanit nga qershori i 2019-tës.

Deri tash Broja ka zhvilluar 47 ndeshje në Kategorinë Superiore në Shqipëri./RTK