Projekti muzikor “Pare” në bashkëpunim me Taynën dhe Mozikk, i paralajmëruar, disa ditë më parë nga këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri, u lansua në platforma sociale ditën e djeshme, raporton Gazeta Sinjali.
Kënga e realizuar me videoklip, ashtu siç u bë e ditur nga Butrinti, do të jetë hiti i kësaj vere. E këtë e dëshmonë më së miri, shikueshmëria e këngës në platformën Youtube, e cila për 24 orë ka kapur shifrën e 3 milionë klikimeve.
Ishte vetë, Butrinti i cili ndau një postim në storien e tij në Instagram, duke falënderuar të gjithë për arritjen e kësaj shikueshmërie jo edhe të vogël, për një kohë kaq të shkurtër.
Ndryshe, Butrint Imeri, krahas realizimit të projekteve të reja, po shihet i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore, brenda dhe jashtë vendit./Sinjali