“Paratë janë tonat, jo të qeverisë” Nis protesta për lejimin e tërheqjes së kursimeve nga Trusti

- in Lajme

Para objektit të qeverisë ka nisur protesta për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve në Trust.

Me thirrjet ‘Paratë janë tonat, jo të qeverisë’, protestuesit kanë bërë thirrje që në seancën e ardhshme të votohet projektligji i cili lejon këtë tërheqje të një pjese të kursimeve pensionale, raporton GazetaSinjali.

Protestës i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës, si Bekim Haxhiu i PDK-së, e grupi parlamentar i AAK-së në krye me shefin e grupit Besnik Tahiri. /Gazetasinjali