Vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu do të ketë gjatë fundjavës, sipas “Mendimi për motin”.
Orëve të pasdites priten kushte për reshje lokale shiu, së pari në perëndim të vendit, e më vonë deri në mbrëmje edhe pjesë tjera. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 15C e 16C, raporton Express.
“Mundësi për reshje të dobëta shiu shfaqen lokalisht edhe ditën e diel, ndërsa temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 11C e 12C. Intervale më të gjata me diell po priten ditën e hënë, me temperatura që sërish shënojnë rritje deri në 15C e 16C. Nga dita e martë depërtimi i një sistemi frontal sjell sërish kushte për të reshura shiu, e temperaturat pësojnë rënie në 10C e 12C”, thuhet në njoftim./Demokracia