Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
IHMK gjithashtu ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/