Parashikimi i motit për ditën e sotme

- in Lifestyle

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas këtij instituti, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat vende–vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu, përcjell Klankosova.tv.

“Kjo situatë e krijuar barike mund të sjell edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.