PARASHIKIMI I MOTIT

- in Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Pasi një ditë më parë temperaturat u ulën pak, sot termometri do të shënojë sërish mbi 30 gradë Celsius në të gjitha komunat e vendit.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./KP