Në institucionin e Dhomave të Specializuara në Hagë po ndodhë një paralelizim i frikshëm, i pavend, e mbi të gjitha në thelb i gabuar i veprimeve të dy liderëve të cilët njëri është kryeministër i tanishëm i vendit, Albin Kurti, e tjetri ish-president ndaj të cilit rëndojnë 10 akuza për krime lufte e 5 të tjera për pengim të drejtësisë, Hashim Thaçi.
Ishte 29 nëntori i vitit që lamë pas kur gjyqtari paraprak i Speciales, Marjorie Masselot, lëshoi një dokument prej 136 faqesh në lidhje me një aktakuzë të re që ishte dërguar tek ai nga Prokurori i Specializuar. Në të, ai konfirmonte akuzat e reja ndaj Hashim Thaçit dhe katër personave të tjerë; Isni Kilajt, Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut, shkruan lajmi.net.
Çuditërisht, në njëren prej faqeve të vendimit për konfirmim të aktakuzës nga ky gjyqtar paraprak, përmendet edhe emri i Albin Kurtit, kryeministrit të tanishëm të vendit.
Paralelizimi mes veprimit të Hashim Thaçit nga burgu dhe veprimeve të dhunshme të Albin Kurtit në protestat e 2007-ës.
Gjykatësit e Speciales, përmes argumentimit të mbështetur nga Prokuroria, po tentojnë të vërtetojnë ekzistimin e një grupi të strukturuar që ka vepruar në bashkërendim për të penguar drejtësinë apo për të sulmuar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ashtu siç ata pretendojnë se ka bërë Thaçi, mos të harrojmë, nga burgu.
E për këtë, Specialja ka gjetur shembullin më ekstrem për të mbështetur argumentimin e saj: Një vendim i vitit 2010 i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i marrë nga gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor, në të cilin kreu i VV-së ishte dënuar me 9 muaj burg.
Vendimi në fjalë, që duket se paralelizon veprimet e Kurtit me ato të Thaçit, ishte marrë pasi që asi kohe, lideri i LVV-së, ishte dënuar për veprën penale pjesëmarrje në pengim në grup të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, duke cituar sulmet e tij privatisht dhe përmes personave të tjerë ndaj Policisë së Kosovës aso kohe dhe asaj të UNMIK-ut.
Në këto protesta kundër pakos së Ahtisarit kishin vdekur 2 aktivistë të VV-së nga përplasja me policinë e UNMIK-ut.
Sidoqoftë, në vendimin e gjykatës më 2010 për Kurtin, specifikoheshin sulmet e tij ndaj Policisë së Kosovës dhe asaj të UNMIK-ut.
Ndaj Thaçit, në kuadër të veprave penale të pengimit të drejtësisë janë konfirmuar këto akuza: