Sot janë bërë 11-vjet nga themelimi i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Për nder të këtij përvjetori u mbajt një manifestim, ku pjesmarrës ishte edhe kryeministri Kurti, shkruan Demokracia.com.
Një fjalim rasti e kishte edhe përfaqësuesja e studentëve Elmedina Kurti, e cila është Kryetare e Parlamentit Studentor.
Në prani të kryeministrit Kurti, përfaqësuesja e studentëve shprehi mirënjohje për ish-kryeministrin Hashim Thaçi.
“… pa vendimin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ne nuk do ta kishim Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë”, tha ndër të tjera ajo.
Kjo fjali ngriti në këmbë shumë të pranishëm që duartrokitën sapo u përmend emri i Thaçit.
VIDEO:
Lojtës Videosh
00:00
01:43
/Demokracia